Ushtria e Algjerisë kërkon largimin e Presidentit

schedule22:23 - 27 Mars, 2019

schedule 22:23 - 27 Mars, 2019

Kreu i ushtrisë algjeriane kërkoi shpalljen e presidentit të moshuar dhe të sëmurë Buteflika, si të papërshtatshëm për postin që mban. Kreu i shtetit hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të 5-të presidencial, pas protestave masive dhe të vazhdueshme kundër tij. Ai shtyu datën e zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për në muajin Prill, pa dhënë një datë të re. Në këtë mënyrë ai zgjati mandatin e tij aktual./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!