Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ushtria britanike do të ketë fuqinë për të rrëzuar dronët mbi bazat ushtarake

schedule17:38 - 20 Tetor, 2025

schedule 17:38 - 20 Tetor, 2025

Rregullat e reja do t’i lejojnë ushtrisë britanike të rrëzojë dronët pranë bazave ushtarake në Britaninë e Madhe, njoftoi  ministri i Mbrojtjes John Healey.

Dronë janë parë mbi baza ushtarake, duke përfshirë disa që përdoren nga forcat amerikane në Britaninë e  Madhe, ndërsa vende të tjera në Europë gjithashtu kanë përjetuar ndërprerje, me spekulime se disa nga këto incidente mund të kenë lidhje me Rusinë.

Fuqitë e reja për mbrojtjen e bazave ushtarake do të përfshihen në Ligjin e Forcave të Armatosura, ku Healey premton të “bëjë atë që duhet për të mbajtur të sigurt popullin britanik”.



Britania e Madhe dërgoi ekspertë të specializuar kundër dronëve në Danimarkë në shtator pas aktiviteteve të dyshimta, ndërsa vitin e kaluar disa dronë të paidentifikuar u panë disa herë mbi tre baza ajrore të përdorura nga forcat amerikane në Britani, “ RAF Lakenheath” e “RAF Mildenhall “në Suffolk, dhe “RAF Feltwell “në Norfolk.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!