Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se forcat e saj shkatërruan një raketë të lëshuar nga rebelët Houthi.
Raketa u hodh nga një zonë e Jemenit, sipas një noftimi nga ushtria amerikane.
“Në 24 orët e fundit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA (USCENTCOM) shkatërruan një raketë të Houthi të mbështetur nga Irani. U përcaktua se këto armë paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për forcat e SHBA-së si dhe anijet tregtare në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta”, thuhet në njoftim.
August 3 U.S. Central Command Update
In the past 24 hours U.S. Central Command (USCENTCOM) forces successfully destroyed an Iranian-backed Houthi missile and launcher in a Houthi-controlled area of Yemen.
It was determined these weapons presented an imminent threat to U.S.… pic.twitter.com/PJClSZmQIG
— U.S. Central Command (@CENTCOM) August 3, 2024
Houthit e Jemenit, të lidhur me Iranin, po luajnë një rol përshkallëzues në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke gjuajtur raketa e duke kryer sulme me dronë ndaj Izraelit, në një fushatë që ata thonë se synon të mbështesë palestinezët në luftën në Gazë.
Roli i rebelëve Houthi ka shtuar rreziqet rajonale të konfliktit, duke vënë në rrezik linjat detare përmes së cilave transportohet shumica e naftës së botës dhe ka rritur shqetësimet në mesin e shteteve në Detin e Kuq, përderisa raketat dhe dronët e rebelëve Houthi fluturojnë drejt Izraelit./abcnews.al