Katër liderë të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë si pjesë e një bastisjeje amerikano-irake në Irakun perëndimor më 29 gusht, në të cilin u neutralizuan 14 operativë, njoftoi ushtria amerikane.
SHBA zbuloi operacionin në gusht dhe shtoi se shtatë ushtarë u plagosën gjithashtu në bastisje.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi dje se tani mund të konfirmojë vdekjen e disa liderëve të ISIS-it, përfshirë Ahmad Hamid Hussein Abd-al-Jalil al-Itawi, i cili është përgjegjës për të gjitha operacionet e grupit terrorist në Irak.
/abcnews.al