Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtria amerikane kap cisternën në Karaibe/ Anija po transportonte naftë venezuelase drejt Kubës

schedule17:25 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 17:25 - 11 Dhjetor, 2025

Tensionet në Karaibe janë rritur ndjeshëm pasi ushtria amerikane ka kapur një cisternë që po lundronte në ujërat e rajonit, i cili sipas raportimeve po transportonte një sasi të konsiderueshme nafte nga Venezuela drejt Kubës.

Operacioni është kryer nga forcat detare amerikane, të cilat kanë ndërhyrë në anije dhe e kanë marrë atë nën kontroll. Sipas burimeve ushtarake, tankeri dyshohet se ishte pjesë e tregtisë së fshehtë të naftës mes dy vendeve aleate, Caracasit dhe Havanës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj të dy qeverive.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më herët kishte folur publikisht për incidentin, duke pohuar se nafta e gjetur në bord do të konfiskohet për interes të Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se autoritetet do të publikojnë detaje për pronarin e anijes dhe për kompaninë që qëndron pas transportit, duke theksuar se veprimet e tilla do të ndalohen me vendosmëri.

Kapja e tankerit ka shkaktuar reagime të ashpra në rajon, me autoritetet venezuelase që e kanë cilësuar këtë akt si një provokim dhe shkelje të sovranitetit të tyre. Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se ky incident mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së, Venezuelës dhe Kubës, duke rritur rrezikun për përshkallëzim në Karaibe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!