Gjatë stërvitjeve të NATO, në Rumani, njësi të ushtrisë amerikane kanë humbur orientimin duke shkatërruar gabimisht fusha me të korra dhe duke qëlluar mbi fshatarët. Për fat të mirë nuk pati viktima.
Ministri rumun i mbrojtjes fajësoi për incidentin kushtet atmosferike. Fermerët tashmë po llogarisin dëmet ndërsa komandoja e ushtrisë amerikane ka nisur hetimet për ngjarjen./ABC News Albania 24/7

