146 helikopterë, 1 800 mjetë ushtarake dhe dhjetra mijëra ushtarë amerikanë dhe grekë pritet të zhvillojnë stërvitjen e madhe ushtarake në kuadër të NATO-s në Aleksandropulos.
Stërvitja, e cila zhvillohet në disa vende të NATO-s, përfshi edhe Greqinë quhet “Defender Europe 2021” dhe synon testimin e aftësisë ushtarake të vendeve anëtarë ndaj kërcënimeve te jashtme.
Mediat raportojnë se stërvitja është duke u zhvilluar edhe në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika si edhe vendet e Ballkanit, përfshi Shqipërinë, raporton abcnews.al.
Në kuadër të kësaj stërvitjeje në portin grek të Aleksandropulosit ka filluar zbarkimi i anijeve ushtarake amerikane, të cilët pritet të sjellin 115 helikopterë të avancuar Apache, 10 helikopterë Chinooke si edhe 20 helikopterë Sikorsky.
Ndërkohë, Turqia merr pjesë në këtë stërvitje me staf të reduktuar duke futur në inventarin e NATO-s vetëm një fregatë dhe një nëndetëse.
Angazhimi i ulët i Turqisë ndaj NATO-s vjen për shkak të përplasjeve të vazhdueshme pas blerjes së raketave ruse S-400 nga Ankaraja, gjë e cila i ka mërzitur jo pak amerikanët. /abcnews.al