Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtria afgane sulmon Pakistanin në përgjigje ndaj bombardimeve vdekjeprurëse

schedule22:26 - 26 Shkurt, 2026

schedule 22:26 - 26 Shkurt, 2026

Ushtria afgane sulmoi sot instalimet ushtarake kufitare në Pakistan, në përgjigje të bombardimeve vdekjeprurëse fundjavën e kaluar.

“Dhjetëra ushtarë pakistanezë u vranë. Disa u plagosën gjithashtu dhe të tjerë u morën robër”, tha zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid. Ai shtoi se më shumë se 15 posta kufiri pakistaneze ishin eliminuar.

Ky informacion u mohua nga një zëdhënës i kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili deklaroi se “asnjë pozicion pakistanez nuk u mor ose u dëmtua”, ndërsa afganët pësuan “humbje të mëdha”.



”Këto ofensiva në shkallë të gjerë u nisën në shenjë hakmarrjeje kundër armikut”, tha Hamdullah Fitrat, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë afgane.

Një përfaqësues i ushtrisë afgane shpjegoi se trupat e vendosura në provincat lindore të Nangarharit dhe Kunarit kishin kryer “sulme masive kundër posteve pakistaneze”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!