Ushtari ukrainas hap zjarr me kallashnikov, vret 5 kolegë dhe plagos 5 të tjerë

schedule08:55 - 27 Janar, 2022

schedule 08:55 - 27 Janar, 2022

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës hapi zjarr ndaj kolegëve të tij, duke vrarë pesë dhe plagosur pesë të tjerë. Pasi kreu krimin ai është larguar dhe ka marrë me vete edhe armën e shërbimit, njoftoi Ministria e Brendshme të enjten.

“Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës hapi zjarr me një kallashnikov kundër rojeve, më pas u arratis me armën e tij”, tha ministria, duke shtuar se “pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën”.

Sipas ministrisë, ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës ndaj të enjtes në fabrikën Yuzmas në Nipro, në pjesën qendrore të vendit, ku prodhohen raketa transportuese të anijeve kozmike, raketa konvencionale për forcat e armatosura, automjete, mjete industriale etj.

Autori, i lindur në vitin 2001, kishte shkuar për të marrë armën para se të merrte turnin e rojes. Në qytet po zhvillohet një operacion për lokalizimin e tij.

Komandanti i Gardës Kombëtare, Nikolai Balan, ka shkuar në vendngjarje, sipas Ministrisë së Brendshme. “Nuk dihen ende motivet e krimit ”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!