Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për “stërvitje antiterroriste”

schedule14:25 - 7 Korrik, 2024

schedule 14:25 - 7 Korrik, 2024

Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë.

Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik.

Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore.

Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO.

Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!