Ushtarët kinezë dhe indianë përfshihen në përplasje ‘agresive’ ndërkufitare

schedule09:54 - 12 Maj, 2020

schedule 09:54 - 12 Maj, 2020

Një përplasje “agresive” ndërkufitare midis forcave kineze dhe indiane rezultoi në lëndime të vogla për të dyja palët, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Indiane.

Incidenti ka ndodhur në një rajonin të largët malor pranë Tibet, dhe është i disati mes dy fuqive madhore fqinje.

“Sjellja agresive nga të dyja palët rezultoi në plagosje të vogla për të dyja palët. Ata  ndaluan konfliktin pas dialogut dhe ndërveprimit në nivel lokal. Trupat i zgjidhin çështje të tilla në mënyrë reciproke sipas protokollit”, tha zëdhënësi indian.

Njëmbëdhjetë ushtarë, katër prej tyre indianë dhe shtatë kinezë, raportohet se ishin plagosur në incidentin që ndodhi gjatë patrullimit në Nuka La, në veri të Sikkim.

Zëdhënësi indian tha se konfrontime të vogla janë të zakonshme mes trupave të dy vendeve, për arsye se çështja e kufirit nuk është ende plotësisht e zgjidhur.

Kina dhe India ndajnë kufirin më të gjatë në botë. Në vitin 1962, dy vendet u përfshinë në luftën kufitare të Himalajave dhe prej atëhere ka pasur përplasje të vazhdueshme.

Në vitin 2017, të dy palët u përfshinë në një konfrontim territorial disa-mujor, në rajonin e papërcaktuar kufitar të rafshnaltës Doklam.

Pavarësisht  një marrëveshje të vitit 2018 për zgjidhjen e çështjes mes kryeminsitrit Narendra Modi deh presidentit Xi Jinping, tensionet kanë vazhduar.

Edhe në shtator 2019, trupat kufitare nga dy vendet patën kontrontim fizik pranë liqenit Pangong në Himalaje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!