Ushtarët e Wagner po përgatiten të zhvendosen në Bjellorusi

schedule14:54 - 8 Korrik, 2023

schedule 14:54 - 8 Korrik, 2023

Luftëtarët e Wagner po përgatiten të zhvendosen në Bjellorusi sipas kushteve të një marrëveshjeje që zbuti rebelimin e tyre kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas një komandanti të lartë të grupit.

Që nga rebelimi i qershorit, ku luftëtarët e Ëagner pushtuan për një kohë të shkurtër një qytet jugor rus dhe marshuan drejt Moskës, vendndodhja e saktë e shefit të grupit Yevgeny Prigozhin dhe mercenarëve të tij ka qenë e paqartë.

Sipas marrëveshjes që i dha fund kryengritjes, Prigozhin duhej të transferohej në Bjellorusi dhe njerëzve të tij iu dha mundësia të lëviznin me të, të bashkoheshin me forcat ruse ose të shkonin në shtëpi.

Megjithatë, në fillim të kësaj jave, presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko tha se Prigozhin dhe mijëra luftëtarë të tij ishin ende në Rusi.

Anton Yelizarov, emri i të cilit është “Lotus”, u citua nga një kanal në Telegram të thoshte se luftëtarët tani po merrnin pushime deri në fillim të gushtit, me urdhër të Prigozhin, përpara se të transferoheshin në Bjellorusi.

“Ne duhet të përgatisim bazat, terrenet e trajnimit, të koordinojmë me qeveritë dhe administratat lokale, të organizojmë ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit të Bjellorusisë dhe të vendosim logjistikën,” u citua të thoshte ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!