SHBA thuhet se po lëviz drejt heqjes së ndalimit për kontraktorët ushtarakë amerikanë që të vendosen në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, SHBA po kërkon mënyra për të përshpejtuar mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të armëve të Ukrainës, sipas një grupi zyrtarësh amerikanë të njohur me këtë çështje.
Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “360 Gradë”, ku kolonel Arben Çuko ka thënë se “Ndihma Perëndimore për Ukrainën është shumë pak. Po kthehem mbrapa në kohë, të njëjtën problem kanë pasur amerikanët dhe sovjetikët lidhur me Vietnamin”.
Ndërsa, koloneli Foto Duro ka theksuar se një numër vendesh afër me Rusinë po ndryshojnë psikologjinë e luftës, pasi po mendojnë të rikthejnë shërbimin e detyruar ushtarak.
“Jemi në një proces që gradualisht po acarohet. Një numër vendesh afër me Rusinë po ndryshojnë psikologjinë e luftës. Po mendojnë të rikthejën shërbimin e detyruar ushtarak.
Cdo konfrontim do të sjellë humbje të mëdha. Me rënien e murit të Berlinit erdhëm në një rend polar njëpolar. Tani shohim një rend trepolar dhe mund të bëhet multipolar, pasi kjo mund të sjellë një situatë të vështirë për t’u kontrolluar”, tha ai.
Kapiteni Artur Meçollari u shpreh se: “Kontraktorët kanë qene në Kiev që në shkurt 2022. Deklarata është bërë në një moment të caktuar ku Ukraina ka marrë leje për të goditur brenda Rusisë.
Fakti është që ne deri tani po flasim për kontraktorë. Mund të mos kontraktohen në mënyrë të fshehur nga Ukraina”./abcnews.al