Ushqimi që mund t’ju japë gjumin më të mirë

schedule07:14 - 18 Prill, 2022

schedule 07:14 - 18 Prill, 2022

Është një nga ushqimet më të shijshme dhe më ushqyese që mund të zgjidhni, por duhet pak vëmendje për sasinë, pasi ka yndyrna të mira, megjithatë nëse hani shumë mund të merrni kalori shtesë, të cilat nëse jeni në fazën e dietës. sigurisht që ju nuk i dëshironi ato.

Megjithatë, përveç vlerave të shkëlqyera ushqyese, gjalpi i kikirikut ka edhe përfitime të tjera të rëndësishme për trupin tuaj, për të cilat mund të mos i dini. Duket se ky produkt mund të përmirësojë shumë gjumin tuaj. Arsyeja është se kikirikët nga të cilët prodhohen, kanë një substancë të quajtur triptofan, një aminoacid që gjendet edhe tek gjelat e detit dhe i cili shndërrohet nga trupi juaj në melatoninë dhe serotoninë. Melatonina është një substancë që gjendet në shumë suplemente dietike që ndihmojnë me gjumin, kështu që para se të shkoni në shtrat mund të hani një lugë gjalpë kikiriku me bukë për darkë dhe ta lini të bëjë magjinë e saj.

Për rezultate më të mira, preferoni një gjalpë kikiriku tradicional, pa përbërës të tjerë sintetikë, si dhe bukë integrale dhe reçel pa sheqer për ta kombinuar si darkë.

Së fundi, një arsye tjetër shumë e rëndësishme për të përfshirë gjalpin e kikirikut në dietën tuaj të përditshme, është se proteina që përmban ndihmon në riparimin e muskujve dhe në këtë mënyrë i bën ata më të fortë dhe i pengon ata të prishen./abcnews.al