Konsiderohet si ushqimi i preferuar i të gjithëve. Në fakt, ne e kemi kombinuar atë me netët kur qëndrojmë në shtëpi dhe shikojmë programin tonë të preferuar në TV ose një film. Ose burrat kur shohin ndeshje futbolli.
Sidoqoftë, ky ushqim, përveç se është i shijshëm, është edhe një “bombë” kalorish. Dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm, lehtë mund të kalojmë 2,000 kalori. Cili është ky ushqim?
Pica! Me gjashtë feta pice, madje pa përbërës të veçantë, lehtë mund ta kaloni këtë numër kalorish. Dhe nëse e kombinoni me alkool, siç është birra, atëherë numri rritet edhe më shumë.
Kështu që herën tjetër kur të porosisni pica, sigurohuni që të jeni pak më të përmbajtur! Gjithashtu një hile për të ulur kaloritë është kjo: Vendoseni copën tuaj në një peshqir letre për të thithur vajin. l.k/abcnews.al