Konsumi i shpeshtë i ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, zvogëlojnë incidencën dhe ashpërsinë e dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Studimi tregoi se njerëzit që merrnin më shumë omega-3 kishin 1.3 orë më pak dhimbje koke në ditë dhe dy ditë më pak gjatë muajit.
Ata që konsumuan ushqime të pasura me omega-3 dhe ushqime me përqindje të ulët me omega-6 panë një përmirësim më të madh. Kjo tregon se kombinimi më i mirë është rritja e omega-3 dhe ulja e acideve yndyrore omega-6 në të njëjtën kohë.
Në këtë mënyrë, dhimbjet e kokës bëhen më pak të shpeshta, por edhe më të shkurtra dhe më pak të dhimbshme. “Ndryshimet dietike mund të ofrojnë një lehtësim për miliona njerëz që vuajnë nga migrena dhe dhimbjet e kokës. Ushqimi që hamë mund të ndikojë në dhimbje,” tha një studiues. /abcnews.al