Ushqimet që “vrasin” jetën seksuale

schedule09:36 - 20 Shkurt, 2022

schedule 09:36 - 20 Shkurt, 2022

Ajo që zgjedhim të hamë çdo ditë ndikon në jetën e përditshme por gjithashtu dhe në shëndetin seksual. Ndonjëherë një dietë e varfër rrit shanset për probleme të tilla si infertiliteti, disfunksioni erektil dhe uljen e dëshirës seksuale. Disa ushqime që duhet të shmangen në sasi të mëdha pasi “vrasin” jetën seksuale.

Pije freskuese

Studimet kanë treguar se këto pije me sheqernat e përpunuara që përmbajnë, dëmtojnë enët e gjakut duke rritur nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e mosfunksionimit erektil.

Alkooli

Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i tepërt i alkoolit ndrydh dëshirën seksuale te femrat, pakëson hidratimin vaginal dhe vështirëson orgazmën, ndërsa tek meshkujt parandalon zhvillimin e ereksionit.

Ushqim i konservuar

Shumë kanaçe alumini përmbajnë BPA, një kimikat që mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit seksual. Një studim tregoi se meshkujt të cilët ishin të ekspozuar ndaj BPA raportuan performancë më të ulët në seks, por edhe ulje të kënaqësisë me jetën e tyre seksuale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!