Çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm. Por, sot shumica e tyre i kanë të dëmtuara dhe do të bënin çdo gjë vetëm të kishin më shumë flokë. Nëse dhe ju keni të njëjtin problem, ne më poshtë ju kemi sjellë disa ushqime të cilat ndihmojnë në rritjen e shpejtë të flokëve.
Salmoni
Salmoni është i shkëlqye për ata që duan flokë të gjatë dhe të trashë, sepse përmban acide yndyrore omega-3, hekur dhe vitaminë B12. Duke ngrënë salmon ju do të forconi gjëndrat dhe flokët tuaj dhe do t’i bëni ato të rriten më shpejt.
Pula
Proteina shtazore është e rëndësishme për prodhimin e keratinës. Pula është një burim i pasur i këtij lloji të proteinave. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shtoni këtë ushqim në dietën tuaj ditore. Nëse nuk ju pëlqen mishi i pulës, mund ta zëvendësoni me gjel deti ose lepur.
Bajamet
Bajamet janë të pasura me elementë të dobishëm, përfshirë vitaminën E, e cila ndihmon në forcimin e flokëve tuaj dhe i bën ato të rriten më shpejt. Nëse doni që flokët tuaj të rriten më shpejt duhet të hani rreth 20 bajame çdo ditë.
Farat e kungullit
Vitaminat B janë thelbësore për shëndetin dhe rritjen e flokëve tuaj. Duhet ta dini që farat e kungullit janë një burim i pasur i këtyre vitaminave. Kjo është arsyeja pse gjëja më e mirë do të jetë shtimi i vajit të kungullit në dietën tuaj ditore.
Fasule
Hekuri është një element thelbësor për flokët tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të konsumoni sasitë e nevojshme të këtij elementi. Gjëja më e mirë do të jetë përfshirja e fasuleve në dietën tuaj dhe konsumimi i tyre rregullisht./e.b-abcnews.al