Ushqimet që mund të “shpëtojnë” duhanpirësit nga problemet në mushkëri

schedule22:29 - 10 Gusht, 2022

schedule 22:29 - 10 Gusht, 2022

Duhani vret – e keni dëgjuar mijëra herë këtë paralajmërim, dhe arsyeja pse është kaq i rrezikshëm është se me kalimin e kohës sjell probleme të shumta. Nëse pini duhan, dëmtohen mushkëritë. Megjithatë, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në pastrimin e tyre nga toksinat e grumbulluara.

Xhenxhefil dhe hudhër

Xhenxhefili është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trakti respirator. Nga ana tjetër, hudhra përmban substancën e fuqishme allicin, e cila zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, zvogëlon inflamacionin dhe pastron organet e frymëmarrjes.

Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë nuk quhet pa arsye “erëza e artë”. Ka efekte të forta anti-inflamatore që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe mbrojtjen nga problemet e shumta të frymëmarrjes.

Mollët

Mollët përmbajnë një pasuri të vërtetë flavonoidësh, vitaminash dhe antioksidantësh, veçanërisht vitaminë C, e cila i bën ato të fuqishme në mbrojtjen e mushkërive kundër sëmundjeve të ndryshme, shkruan abcnews.al.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, ndihmon në largimin e lëngjeve nga mushkëritë dhe mbron këtë organ nga problemet e shumta shëndetësore. Përveç kësaj, përbërësit antimikrobikë të këtij çaji ndihmojnë në nxjerrjen e sekrecioneve që “ngjiten” në mushkëri te duhanpirësit.

Lakra

Perimet si (brokoli, lakra ) përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në detoksifikimin e gjakut dhe largimin e toksinave nga të gjitha organet e trupit, përfshirë mushkëritë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!