Një dietë detoksike e ndihmon metabolizmin të “zgjohet”, të rregullojë më mirë oreksin dhe të rifillojë sistemin tretës. Përgjigja qëndron te frutat, perimet dhe përgjithësisht të gjitha ushqimet që përmbajnë fibra të patretshme dhe një sasi të madhe uji, pasi lehtësojnë tretjen dhe “pastrojnë” traktin gastrointestinal.
Avokado: Siguron acide yndyrore të shëndetshme të pangopura dhe glutathione, një përbërës që bllokon përthithjen e disa yndyrave nga zorrët. Kjo parandalon oksidimin.
Panxhari: Pigmentet alkaloide që i japin ngjyrën karakteristike kanë një efekt unik anti-inflamator. Në të njëjtën kohë, ato kontribuojnë në riparimin dhe rigjenerimin e qelizave, veçanërisht të mëlçisë – “filtri pastrues” më themelor i trupit tonë.
Lakra: Antioksidantët bimorë që përmban ndihmojnë në zbërthimin dhe largimin më të shpejtë të lipideve të dëmshme.
Portokallet: Ashtu si të gjitha agrumet, portokallet përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C antioksiduese.
Çaji jeshil: Përmban më shumë antioksidantë se çajrat e tjerë, si çaji i zi ose i bardhë. Është gjithashtu diuretik dhe në këtë mënyrë lufton mbajtjen e lëngjeve. /abcnews.al