Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni përgjumësh!

schedule20:36 - 13 Janar, 2021

schedule 20:36 - 13 Janar, 2021

Të gjithë e kemi provuar atë dëshirë të papritur për të marrë një sy gjumë menjëherë pasi kemi ngënë një vakt. Rezulton që jo vetëm dashuria jonë për gjumin ose një ditë e lodhshme në punë mund të shkaktojë përgjumje, por edhe disa lloje ushqimesh që ne konsumojmë çdo ditë. Se cilat janë, do jua tregojmë më poshtë.

Produktet e qumështit

Ndër të gjitha produktet e tjera të qumështit, djathrat e fortë kanë efektin më relaksues pasi përmbajnë një sasi të madhe kalciumi.

Bajamet

Bajamet janë të pasura me triptofan, një aminoacid që prodhon melatonin i cili shpesh njihet si “hormoni i gjumit”. Përveç kësaj, bajamet përmbajnë magnez i cili lehtëson tensionin muskulor dhe ju bën të ndiheni të përgjumur.

Bananet

Sheqeri, kaliumi dhe magnezi që gjenden në banane e bëjnë triptofanin të hyjë lehtë në trurin tuaj dhe të shkaktojë përgjumje.

Çaj kamomil

Kamomili është i pasur me glicinë, një aminoacid që ka një efekt qetësues, i cili relakson muskujt dhe sistemin nervor. Pas një filxhani çaj kamomili, mezi i mbani sytë hapur dhe përqendroheni në çështje të rëndësishme.

Farat e kungullit

Përveç tryptofanit, farat e kungullit përmbajnë sasi të mëdha zinku dhe magnezi. Këto përbërje ju bëjnë të ndiheni më qetë dhe të relaksuar, dhe vështirë se mund t’i rezistoni tundimit për të dremitur për disa minuta.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë ka një indeks të lartë glicemik i cili mund të shkaktojë përgjumje 3 deri në 4 orë pasi të keni mbaruar vaktin tuaj./e.b-abcnews.al