Ushqimet që duhet të shmangi nëse doni një fytyrë të pastër

schedule14:44 - 7 Prill, 2021

schedule 14:44 - 7 Prill, 2021

Nëse ju ka ndodhur të keni pasur puçrra, do ta keni vërejtur se janë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës tuaj

Revista Ndërkombëtare e Dermatologjisë pas 10 vitesh kërkimesh mbi lidhjen mes ushqimit dhe akneve ka zbuluar se ekzistojnë disa faktorë ushqyes që ndikojnë në lëkurën tuaj. Edhe pse lëkura e secilit reagon ndryshe, nëse qëndroni larg nga ushqimet e mëposhtme dhe hani shumë perime të papërpunuara, me siguri do të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj, informon abcnews.al.

  • Ushqime të larta glicemike: shurupe, orizi kafe
  • Produktet e qumështit: djathi, qumështi dhe nënproduktet e tij
  • Ushqimi i shpejtë: çdo ushqim shumë i përpunuar si hamburger, hot dog, etj.
  • Çokollata

Ushqimi është një nga shkaqet e puçrrave, pasi edhe gjenetika dhe ndryshimet hormonale luajnë një rol të rëndësishëm. Prandaj, duhet të tregoni kujdes me mënyrën e ushqyerjes.

Është gjithashtu e nevojshme të zvogëloni sa më shumë që të jetë e mundur sheqernat e shtuara dhe karbohidratet e përpunuara./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!