Ushqimet që duhet të konsumoni për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë

schedule13:39 - 2 Prill, 2021

schedule 13:39 - 2 Prill, 2021

Për të patur një jetë sa më të shëndetshme dhe më të gjatë, duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani. Këto janë ushqime që kur konsumohen rregullisht, do t’ju ndihmojnë për të zgjatur dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

Hudhra

Studimet kanë treguar se 10 nga shumë përbërës që gjenden në hudhër ndihmojnë në luftimin e kancerit. Përmban përbërës që forcojnë imunitetin dhe mbështesin ndarjen e substancave që shkaktojnë kancerin. Squfuri dialil që gjendet në hudhër ka aftësinë për të prishur kancerogjenët në trup.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, rregullimin e presionit të gjakut, forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e kolesterolit. Studimet thonë se çaji jeshil, i pasur me flavonoide mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të kancerit.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit ka fenole me veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ai gjithashtu formon bazën e dietës mesdhetare, dhe sipas studimeve, ata që ndjekin këtë dietë kanë rreth 20 përqind shanse më të larta për të jetuar 2 deri në 3 vjet më shumë se të tjerët.

Peshku

Zgjedhja e peshkut mbi mishin e kuq zvogëlon rrezikun e problemeve shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës. Në të njëjtën kohë, peshqit yndyror si salmoni, sardelet dhe trofta janë një burim i mirë i vitaminave A dhe D që forcojnë sistemin imunitar. Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, të cilat janë efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe trurit dhe rrezikut të goditjes në tru.

Çokollatë e hidhur

Kakao është plot me antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes së zemrës. Zgjidhni çokollata me të paktën 70 për qind kakao që janë të pasura me flavonoide dhe përmbajnë më pak sheqer. /abcnews.al