Shumë njerëz mendojnë se zgjedhja e ushqimeve pa yndyrë janë të shëndetshme ose më të mira për humbjen e peshës. Por në realitet, ushqimet pa yndyrë nuk do të ju bëjnë të ndiheni aq të ngopur sikur të keni ngrënë ushqime me yndyrë të plotë. Yndyrnat me cilësi të lartë si ato që gjenden në vajin e ullirit dhe avokadot janë një nga yndyrnat më të mira për t’u ngrënë pasi trupi juaj i kërkon ato për një funksionim të shëndetshëm.
Por shumë njerëz po zgjedhin yndyrna të pashëndetshme, të cilat mund të krijojnë inflamacion të shfrenuar kronik. Plus, yndyra ka aq shumë energji sa na bën të ndjehemi të ngopur më gjatë, na bën të ndjeheni më energjikë. Pra, mos mendoni se pa yndyrë do të thotë më pak dhjamë në bark. Në të vërtetë, ushqimet cilësore me yndyrë janë të mira për trupin tuaj./e.b-abcnews.al