Ushqimet më të mira për rënien e flokëve

schedule08:28 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 08:28 - 7 Dhjetor, 2021

Mangësitë ushqyese mund të shkaktojnë rënie të flokëve, por ngrënia e ushqimeve të duhura gjithashtu mund t’ju ndihmojë t’i keni flokët sa më të shëndetshëm. Duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe të larmishme, e cila përfshin burime të antioksidantëve, hekurit, vitaminës D dhe biotinës, mund të parandaloni rënien e flokëve.

Peshk i yndyrshëm

Disa lloje të peshkut që kanë acide yndyrore esenciale, duke përfshirë acidet yndyrore omega-3 dhe vitaminën D, janë: Peshk ton, skumbri, salmon

Vezë

Vezët janë “multivitamina e natyrës” sepse përmbajnë një sërë vitaminash, mineralesh dhe lëndësh ushqyese. E verdha e vezës gjithashtu ka biotinë. Përmbajtja e ulët e biotinës është lidhur me rënien e flokëve. Vezët përmbajnë dy substanca më të rëndësishme për shëndetin e flokëve tuaj – selen dhe zink.

Perime me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile të errëtë janë plot me lëndë ushqyese që parandalojnë rënien e flokëve. Perimet me gjethe jeshile të errëta përmbajnë gjithashtu beta karoten, acid folik dhe vitaminë C – substanca që kontribuojnë në shëndetin e flokëve. Disa zgjedhje të mira janë: Lakra, spinaqi, kale.

Fruta

Frutat e pasura me komponime që janë të rëndësishme për flokë të shëndetshëm, duke përfshirë vitaminën C dhe antioksidantët, janë: Manaferrat, qershia, kajsi, rrushi, portokallet. Antioksidantët që përmbajnë ndihmojnë në mbrojtjen e folikulave të flokëve nga radikalet e lira.

Arra dhe fara

Këto ushqime të pasura me lëndë ushqyese janë të rëndësishme në parandalimin e rënies së flokëve. Disa nga opsionet më të mira janë: Arra, bajame, fara liri, fara chia. Arrat dhe farat janë gjithashtu burime të mira të vitaminës E dhe acideve yndyrore omega-3. /abcnews.al