Ushqim dhe … kujdes/ Me çfarë të mos e teprojmë në menunë e festës

schedule15:47 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 15:47 - 26 Dhjetor, 2023

Festat sjellin gjithmonë një atmosferë të gezueshme. Për shqiptarët ndërrimi i viteve është një nga festat më të dashura. Viti i ri pritet nga cdo familje me tryezen te mbushur plot ushqime të shumllojmshme, ku mbizotëron mish dhe embelsirat, që është vështire t’u rezistosh. Por cfarë duhet të bejmë që të mos abuzojmë me ushqimin në këto ditë?

“E mira që të priviligjojmë sallata, anti pastat, për të kaluar te karbohidratet, duke qernë se yndura dhe sheqeri ndikojnë në shtimin e peshës. Për ti lënë vend proteinave. ti konsumojmë pak nga të gjitha.”

Që të shmangim shtimin në peshë apo problemet me shëndetin, nutricionistët rekomandojnë kujdes me sasinë e ushqimit që konsumohet.

“Duke qenë se kohëzgjatja e darkës së vitit të ri është e gjatë të mundohemi që këty. Në këtë mënyrë ndihmojmë edhe tretjen dhe I lëmë kohë edhe ushqimeve të tjera për të konsumuar.”

Nutricionistja Arlinda Garuci tregon llojet e ushqimeve, me të cilat duhet treguar më shumë kujdes per konsumimin e tyre.

“Ushqimet e skuqura, sheqeri, jo vetëm karbohidratet, ëmbëlsirat tradicinale si bakllavaja dhe kadaifi kanë shumë sheqer, duhet të mos e teprojmë.”

Gjeli i detit, është simbol i kësaj feste, por si duhet ta gatuajmë mbretin e tryezës që yndyra e tij të mos ndikojë keq për shëndetin?

“Më e mira është pjekja në furrë edhe pse është goxha e gjatë gatimi se do të paktën tre orë. Por në këtë mënyrë merren goxha vlerat ushqyese. Kur në një recetë tjetër mund ta ziejmë i humbin vlera ushëqyese, nëse e bëjmë thjeshtë në furrë dhe e shoqërojmë me një sallatë do ishte perfekte.”

Nutricionistja këshillon gjithashtu të mos abuzohet me konsumimin e pijeve alkoolike.

“Rekomandoj një gotë ujë dhe një gotë verë se mund edhe të dehidratohemi, mirë është ta marrim me qetësi.”

Kujdes për mënyrën e ushqyerjes në këto festa duhet të tregojë çdo grupmoshë, por më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga diabeti apo sëmundjet kardivaskulare./abcnews.al