Asnjë surprizë në ditën e parë të US Open. Të githë favoritët e mëdhenj të turneut Grand Slem siguruan biletën për në raundin e dytë. Pas mungesës 2-vjeçare për shkak të rregullave anti-Covid, Novak Gjokoviç shpërbleu parashikimet, duke kaluar me lehtësi 3-0 me sete Aleksander Muler.
Asnjë shans për francezin, që setin e parë e humbi pa marrë asnjë gejm me shifrat 6-0. Gjokoviç dominoi edhe në dy setet e tjerë duke I mbyllur ato 6-2 dhe 6-3. Një nisje e shkëlqyer për tenistin serb që në karrierën e tij e ka fituar tre herë titullin kampion në US Open. Në raundin tjetër të turneut është kualifikuar edhe Stefanos Cicipas.
Tenisti grek mundi 3-0 me sete Milosh Raoniç. Kanadezi provoi të bënte surprizën, por gjithsesi u dorëzua në të tre setet 6-2, 6-3 dhe 6-4.
Nuk kishte surpriza as në turneun US Open për femra.
Mes favoriteve, të parat që zbritën në fushë ishin Karolin Vorzniacki dhe Petra Kvitova, që siguruan kalimin në raundin e dytë. Tenistja daneze, dy herë finaliste në këtë mundi 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-2 rusen Tatiana Prozorova.
Po me rezultatin 2-0, por vetëm me taj-brek në setin e dytë, çekja Kvitova mundi spanjollen Kristina Buska./ h.ll/abcnews.al