Rafael Nadal ka marrë një vendim ekstrem! Tenisti spanjoll ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në US Open, turnamentin e tenisit në Amerikë, për shkak se i druhet një infektimi me Koronavirus.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, tenisti u shpreh: “Nuk është një situatë ideale dhe këtë gjë e dimë të gjithë. Nëse më pyesin sot: “A do të shkosh në Amerikë për të marrë pjesë në turne?”, do t’iu përgjigjesha “Jo!”
Gjithsesi, unë jam i sigurt se drejtuesit e US Open do të marrin vendimet e duhura për mbarëvajtjen e këtij turneu. Tenisi është një sport ndërkombëtar, por siguria është në plan të parë. Nëse nuk ndihem i sigurt, normalisht që nuk do të marr pjesë”, përfundoi kampioni spanjoll./abcnews.al
Rafael Nadal insists he is not currently prepared to travel to a major tennis tournament due to the coronavirus pandemic
— Sky Sports (@SkySports) June 4, 2020