US Open: Alcaraz kurorëzohet mbret i New York dhe numri 1 në botë

schedule10:04 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:04 - 12 Shtator, 2022

Carlos Alcaraz mundi Casper Rudd në finalen e US Open dhe u ngjit në krye të rënditjes botërore në tenis.

Tenisti 19-vjeçar spanjoll fitoi 6-4, 2-6, 7-6, 6-3 në kurriz të 23-vjeçarit norvegjez, duke arritur titullin e tij të parë madhor dhe duke u bërë fituesi më i ri i US Open që ngaq Pitt Sampras në 1990.

Spanjolli është kampioni më i ri në Grand Slam për meshkuj që kur Rafael Nadal fitoi French Open në 2005.

Rudd, 23 vjeç, do të ishte bërë numri 1 i ri i botës nëse do të kishte fituar, por tani i ka humbur të dyja finalet e tij kryesore.

Në vend të kësaj, është Alcaraz ai që zëvendëson rusin Daniil Medvedev në krye të rënditjes ATP, duke u bërë i riu i parë që arrin majën në historinë e tyre 49-vjeçare./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!