Ursula von der Leyen: Vendet e BE do të fillojnë vaksinimin në të njëjtën ditë

schedule09:50 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 09:50 - 16 Dhjetor, 2020

“Të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të fillojnë vaksinimin e koronavirusit në të njëjtën ditë”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,  duke folur në seancën plenare të  Parlamentit Evropian, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe ministrin gjerman Michael Roth.

Në të njëjtën kohë, ajo shprehu besimin e saj se brenda një jave vaksina e parë kundër Covid-19 do të miratohet në Bashkimin Evropian dhe tha se Komisioni ka arritur të sigurojë dozat e vaksinave çdo qytetar evropian.

Sidoqoftë, Presidentja e Komisionit Evropian theksoi që në mënyrë që vaksina të jetë efektive, 70% e qytetarëve duhet të vaksinohen, që do të thotë se rreziqet do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!