Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u bëri thirrje të rinjve që të vaksinohen kundër koronavirusit. Ajo vuri në dukje se vaksinat janë efektive, siç dëshmohet nga provat klinike, ndërsa shtoi se mbrojnë gjithashtu nga mutacionet.
Von der Leyen foli në Universitetin e Qipros gjatë një konsultimi publik me Presidentin e Republikës Nikos Anastasiadis. Presidentja e KE tha se mutacioni Delta transmetohet shumë lehtë, por të moshuarit dhe të prekshmit janë vaksinuar në një masë shumë të madhe. /abcnews.al