Ursula von der Leyen refuzon kërkesën e mjekëve shqiptarë për t’u takuar

schedule20:50 - 29 Mars, 2021

schedule 20:50 - 29 Mars, 2021

Presidentja e Parlamentit Evropian Ursula von der Leyen ka refuzuar kërkesën e mjekëve shqiptarë nëpër botë për ta takuar. Një numër i madh mjekësh shqiptarë i kërkuan Presidentes së Parlamentit Evropian që Bashkimi Evropian të ndihmojë Shqipërinë me vaksina.

Ata i dërguan një letër të hapur von der Leyen, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, me anë të së cilës kërkuan edhe një takim me von der Leyen. Në letrën e përgjigjes thuhet se Presidentja e PE-së nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mjekëve për shkak të agjendës së saj të ngarkuar në këtë periudhë.

Megjithatë, në letër theksohet se Presidentja është e angazhuar në atë që quhet “solidaritet i vaksinave”,  që sipas asaj që thuhet në letër ka qenë një çështje me rëndësi për Komisionin, BE-në dhe Shtetet Anëtare të cilat janë mes kontributorëve më të mëdhenj të mekanzimit COVAX.

Ndërkohë, e kontaktuar nga ABC, presidentja e Federatës, Aurora Dollengerg është shprehur se grupi i mjekëve është duke negociuar për një takim së shpejti. Në këtë takim synohet që të qartësohen detajet e kërkesës.

Federata Mjekësore Shqiptare për Evropën ka telefonuar kabinetin dhe presidentes së PE dhe tashmë janë në pritje të një takimi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!