Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mirëpriti faktin që të tre kandidatët për udhëheqjen e Partisë Demokristiane (CDU) janë “deklaruar evropianë”.
Von der Layen, e cila i përket Partisë Demokristiane gjermane, në fjalimin e saj në hapjen e kongresit të CDU për zgjedhjen e pasardhësit të Angela Merkel vlerësoi kancelaren dhe qeverinë gjermane për kontributin e saj në muajt e fundit në presidencën e Këshillit të BE.
“Ne mund të shohim me të vërtetë se çfarë ofron Gjermania. Jemi më të fortë kur jemi të bashkuar, “tha Presidentja e Komisionit.
Gjatë fjalës së saj, ajo nuk kurseu edhe lëvdatat për presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden.
“Javën tjetër, Joe Biden do të jetë Presidenti i ri i SHBA. Shumë prej nesh kanë pritur për katër vjet për këtë moment, “ tha ajo, duke shtuar se BE donte një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë mbrojtjen e klimës. g.v/abcnews.al