Ursula von der Leyen: Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, duhet zgjidhje politike

schedule13:46 - 21 Maj, 2021

schedule 13:46 - 21 Maj, 2021

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka mbështetur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Ursula von der Leyen, thotë se vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqe dhe siguri të paqendrueshme për të gjithë.

“Unë nxis të dyja palët të konsolidojnë dhe stabilizojnë situatën në një plan afatgjatë. Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë”, shkruan der Leyen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!