Ursula von der Leyen paralajmëron embargo të naftës ruse brenda pak javëve

schedule18:43 - 24 Maj, 2022

schedule 18:43 - 24 Maj, 2022

Presidentja e Komisionit Europian paralajmëroi embargo ndaj naftës ruse së shpejti. Ursula von der Leyen foli me Richard Quest të CNN në Forumin Ekonomik Botëror.

“Ne po punojmë shumë për këtë, është çështje javësh, por realisht duhet të gjejmë një zgjidhje për nevojat e investimeve. Prandaj, kjo është e rëndësishme, duhet ta përshtatim në një mënyrë që të mos e kemi situatën që Putini mund ta marrë naftën, se ai nuk na e shet atë dhe më pas e shet me një çmim më të lartë në tregun botëror”, tha von der Leyen.

Disa anëtarë të BE-së, përfshirë Hungarinë,  vazhdojnë të kundërshtojnë propozimin e Komisionit Evropian për të ndaluar gradualisht naftën ruse deri në fillim të vitit 2023. Një embargo ruse e naftës do të ishte paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Von der Leyen tha gjithashtu se Rusia duhet të luajë një rol në rindërtimin e Ukrainës. Nevojat për rindërtim, nevojat financiare janë të shumta dhe duhet të paguajmë të gjithë ne, edhe institucionet financiare ndërkombëtare”, tha ajo.  “Dhe mendoj se do të ishte e drejtë që Rusia gjithashtu të paguajë pjesën e saj”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!