Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev

schedule08:48 - 4 Nëntor, 2023

schedule 08:48 - 4 Nëntor, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti sot në Kiev për një vizitë të papritur dhe do t’i drejtohet parlamentit ukrainas, njoftoi deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak në kanalin e tij Telegram.

Vizita e Von der Leyen vjen përpara prezantimit të një raporti në Komisionin Evropian mbi përparimin e Ukrainës në përpjekjen e saj për anëtarësim.