Ursula von der Leyen do të kërkojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Europian

schedule08:44 - 19 Shkurt, 2024

schedule 08:44 - 19 Shkurt, 2024

Ursula von der Leyen do të njoftojë këtë të hënë se po planifikon të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian.

Në krye të institucionit më të fuqishëm në Bruksel, Ursula von der Leyen, ka ruajtur me kujdes synimet e saj gjatë vitit të kaluar, duke shmangur të gjitha pyetjet mbi këtë temë.

Por shpallja e kandidaturës së saj për pesë vite të tjera do të shënojë hapin e parë në një betejë katërmujore për zgjedhje që mund të përfshijë një fushë më të gjerë, me disa spekulime se kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas mund të jetë një tjetër kandidate për presidenten e Komisionit Europian.

Pasi të zgjidhet nga CDU, ajo duhet të marrë mbështetjen e dy partive të tjera brenda Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupimi i qendrës së djathtë në Parlamentin Europian, i cili përfshin gjithashtu partitë në pushtet në Greqi, Irlandë, Lituani dhe Suedi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!