Ursula Von der Leyen: BE do t’i japë Ukrainës 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse

schedule15:54 - 19 Shtator, 2024

schedule 15:54 - 19 Shtator, 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se një shumë prej 160 milionë eurosh nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse do të ndahen për të përmbushur nevojat urgjente humanitare të Ukrainës për këtë dimër.

Ajo shtoi se termocentrali me karburant është duke u çmontuar në Lituani dhe do të rindërtohet në Ukrainë, ku u shkatërruan 80 për qind e termocentraleve të vendit, raporton Reuters.

“Qëllimi ynë është të rivendosim kapacitetin prej 3,5 GW, që është 15 për qind e nevojave të Ukrainës”, tha Von der Leyen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!