Milani u rikthye mbrëmjen e kaluar të luajë në “Marakana” të Beogradit pas një kohe të gjatë. Shorti i Europa League vuri kuqezinjtë përballë Crvena Zvezdës në raundin e 1/16 dhe sfida e parë u mbyll në barazim 2-2.
Një rezultat që afron kuqezinjtë e Piolit me kalimin në raundin tjetër, teksa një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në shkallët e stadiumit. Edhe pse prania e tifozëve nuk lejohet, disa ultras të Crvenës ia dolën të futën brenda.
Ofendimet me bazë racore nuk munguan sipas raportimeve të mediave italiane. Në shënjestër përfunduan Mario Mandzukic dhe Zlatan Ibrahimovic, dy sulmuesit ballkanas të Milanit.
I pari kroat dhe i dyti me origjinë nga Bosnja, ishin ata që e pësuan nga tifozët e ekipit serb. Nuk dihet akoma nëse UEFA do të hapë një hetim në lidhje me një ngjarje normale dhe të zakonshme për ato anë. /abcnews.al