Nacionalizmi është i shtrirë në çdo hallkë të shoqërisë serbe. Nuk bën përjashtim as media, që shpesh e tepron me shkrimet pa kripë që ushqejnë mendjet e sëmura të ekstremistëve serbë. Shënjestra këtë herë është Granit Xhaka, i cili po kalon një moment jo të mirë tek Arsenali.
Informer.rs ka publikuar deklaratën e Unai Emery, i cili thotë që Xhaka i ka thënë atij se nuk ndihet ende gati për të luajtur dhe kjo ka “frymëzuar” serbët për të vënë një titull absurd, që sigurish kënaq nacionalistët serbë.
” SHQIPTARI QYQAR! Xhaka merr vendimin që nuk i përshtatet një futbollisti para ndeshjes me Leicester”, është titulli i përzgjedhur nga gazeta “Informer”. Mesfushori i Arsenal edhe herë tjetër është sulmuar nga mediat serbe, sidomos pas festës me shqiponjë kur festoi golin që i shënoi Serbisë me fanellën e Zvicrës./abcnews.al