Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar ish-kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu për mungesë besnikërie ndaj tij. Trump deklaroi që ishte shumë i nxehur me Netanyahu, për shkak se e uroi presidentin Biden para se të dëgjoheshin pretendimet e palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ai gjatë intervistës, me gazetarin Barak Ravid tha se beson se e shpëtoi shtetin e Izraelit nga shkatërrimi.
Administrata e ish presidentit amerikan, ka qenë më mbështetësja ndaj politikave të Izraelit në gjithë historinë diplomatike midis vendeve. Dy ish-liderët botërorë kanë pasur marrëdhënie të ngushta para kësaj ngjarje. Benjamin Netanyahu deklaroi se e vlerëson punën, që ka bërë Trump për sigurinë e Izraelit dhe që ishte shumë e rëndësishme që të urohej presidenti i ri për fitimin e zgjedhjeve.
Trump i bëri këto komente gjatë intervistës, për publikimin e librit të tij mbi ndikimin që ai kishte pasur në paqen e Lindjes së Mesme raporton “BBC”. / abcnews.al