“Topi i Artë” do t’i jepet Leo Messit për të shtatën herë dhe ky lajm prej ditësh qarkullon në media të ndryshme europiane.
Nisur nga këto zëra, argjentinasin e uron edhe francezi Patrice Evra në rrjetet sociale një ditë para dhënies së çmimit më të madh individual për futbollistë.
“Urime Leo Messi për fitimin e një tjetër Topi të Artë”, shkruan ish-mbrojtësi i krahut të majtë, i cili shfaqet në një foto kundër Messit kur ishte pjesë e Manchester United. / abcnews.al