Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë dhe ia doli të mposhtë 3-1 Kazakistanin në sfidën e parafundit të grupit 4 në Nations League. Kuqezinjtë renditen të dytët dhe nevojitet një tjetër sukses në sfidën e së mërkurës kundër Bjellorusisë për ta mbyllur këtë grup si kryesues.
Ndeshja “finale” luhet sërish në shtëpi (18 nëntor, 16:00) dhe tifozët presin fitoren. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka vlerëson triumfin e shoqëruar me lojë të bukur në postimin e bërë në “Facebook”, aty ku tenton të ulë euforinë dhe kërkon përqendrim për duelin me Bjellorusinë.
“Fitorja e sotme ndaj Kazakistanit, na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim. Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën kundër Bjellorusisë. Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto ‘metra të fundit’. Go Albania!”, shkruan Armand Duka. /abcnews.al