Uria po përdoret si një armë lufte në Gaza, ka pohuar shefi i politikës së jashtme të BE-së. Josep Borrell e përshkroi mungesën e ndihmave që hynin në territor si një fatkeqësi “të krijuar nga njeriu”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërkohë është zotuar se do të vazhdojë me një ofensivë në jug të Gazës.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të martën, Borrell tha se kriza humanitare në territor ishte si rezultat i mungesës së rrugëve tokësore të qëndrueshme.
“Tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet. Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza dhe Bashkimi Evropian po punon me aq sa mundemi për ta bërë të mundur. Kriza humanitare është e krijuar nga njeriu dhe kur ne kërkojmë mënyra alternative për të ofruar mbështetje nga deti, nga ajri, duhet t’i kujtojmë [vetes] se duhet ta bëjmë këtë sepse mënyra e natyrshme e dhënies së mbështetjes përmes rrugëve është të jetë.. i mbyllur artificialisht. Uria po përdoret si një krah lufte dhe kur ne e dënuam këtë që po ndodh në Ukrainë, duhet të përdorim të njëjtat fjalë për atë që po ndodh në Gaza.“, tha Borrell.
Komentet e tij vijnë pasi OKB paralajmëroi se të paktën 576,000 njerëz në Gaza – një e katërta e popullsisë – ishin një hap larg urisë. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 27 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në dy javët e fundit./abcnews.al


