Uri në Gaza/ Mbi 2 milionë banorë, të varur nga ndihmat ushqimore

schedule19:18 - 17 Mars, 2025

schedule 19:18 - 17 Mars, 2025

Banorët e Gazës përballen çdo ditë me mungesën e ushqimit edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë presin nga organizatat bamirëse për të siguruar disa vakte të ngrohta për fëmijët e tyre.

Palestinezët në Gaza janë përballur me sfidën për të ushqyer familjet e tyre ndërsa bllokada dy-javore e Izraelit ndaj Gazës vazhdon.

Shumica e banorëve që jetojnë në tenda ose mbi shtëpitë e tyre të shkatërruara vuajnë nga mungesa e ujit, mungesa e ushqimit dhe çdo gjëje tjetër.

Lufta ka lënë pjesën më të madhe të popullsisë mbi 2 milionë banorë të Gazës të varur nga ndihma ndërkombëtare.

Rreth 600 kamionë me ndihma kanë hyrë çdo ditë që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar, por grupet e ndihmave kanë shprehur shqetësimin se ajo çfarë u sigurua nga ndihmat, tashmë po mbarohet.

Teksa I ka bllokuar ndihmat, Izraeli ka sulmuar edhe një shkollë në Gazën qendrore, ku strehoheshin të zhvendosur nga lufta. Të paktën dy persona u vranë nga sulmi ajror.

Asnjë sulm i madh nuk ka ndodhur në Gaza që nga arritja e armëpushimit më 19 janar, por sulmet izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë për të cilët ushtria izraelite ka thënë se kishin hyrë në zona të paautorizuara, ishin përfshirë në aktivitete militante ose kishin shkelur armëpushimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!