Urdhri i prokurorisë pas sulmit kibernetik, Dervishi: Materialet duhet të publikohen në media, jemi shtet i korruptuar

schedule21:58 - 20 Shtator, 2022

schedule 21:58 - 20 Shtator, 2022

Gazetari dhe autori i emisionit “Abc Story”, Ferdinand Dervishi, ishte i ftuar në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ku u diskutuan sërish sulmet kibernetike mbi institucionet shqiptare.

I pyetur nga moderatori Xhafo, nëse duhen publikuar në media materialet që serviren nga hakerat, pasi tashmë ka dhe një urdhër të prokurorisë për t’i ndaluar këto publike, Dervishi tha se për sa kohë çdokush ka akses patjetër që duhet të dalin në media.

Sipas tij në rast se ky sulm do të ndodhte në nj shtet demokratik atëherë media duhet të mbronte shtetin duke mos i publikuar, por në momentin që këtu flitet për një vend të korruptuar si i joni duhen publikuar disa nga informacionet.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Si ju duket urdhëri i prokurorisë për ndalimin e publikimit të informacionit të nxjerrë nga hakerat?

Dervishi: Nuk ka një logjikë këtu. Ajo është e publikuar secili ka akses ta lexojë. Ne thjeshtë bëjmë atë që marrim disa gjëra dhe i ripublikojmë. Megjithatë unë që dje sapo ka dalë urdhëri i Prokurorisë kanë vënë re se është stopuar publikimi i këtyre materialeve nga ana e medias.

Xhafo: Duhet apo nuk duhen publikuar

Dervishi: Duhen publikuar shumica e gjërave sepse në të vihen re pjesëza të korrupsionit etc. Nëse marrim Suedinë një shtet demokrat, ne do të mbronim shtetin, por në një shtet super të korruptuar ato gjëra që ne na bëjnë përshtypje duhet t’i nxjerrim. Aty flitej për një person, për një sasi droge, unë di që droga është kapur por personi nuk është prekur.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!