Urdhri i Bashës, kush janë dy deputetët e opozitës që votuan pro Lindita Nikollës

schedule19:50 - 10 Shtator, 2021

schedule 19:50 - 10 Shtator, 2021

Nga Esiona Konomi

Pas betimit, deputetët u thirrën në votim për kryetaren e re të Kuvendit.

Duke dashur të shmangë tradhtarët në votim të fshehtë siç i ndodhi 4 vjet më Parë me Ruçin, Basha i urdhëroi të vetët të grisnin fletët e votimit në formë demonstrative.

Por dy deputetë të zgjedhur në listën e tij, Vangjel Dule dhe Nusret Avdullai thyen urdhrin e Bashës dhe votuan.

Kur Ramës i erdhi radha e tij të shprehej me votë, vendosi të kujdesej për mjedisin

PD kërkoi që kryeministri të kthente qesen sepse ishin materiale zgjedhore. Rama u bind.

Por kreu i grupit parlamentar demokrat i riktheu në shesh.

Në përfundim të numërimit, Lindita Nikolla kishte marrë 79 vota pro dhe 4 kundër. LSI u doli për zot këtyre 4 votave kundër, duke forcuar dyshimet se Vangjel Dule dhe Nusret Avdullai e tradhtuan Bashën në votimin e parë të fshehtë. /Abcnews.al