Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urdhri i arrestit të Putinit kërcënon samitin e BRICS

schedule17:42 - 12 Prill, 2023

schedule 17:42 - 12 Prill, 2023

Urdhër-arresti ndërkombëtar kundër Vladimir Putin kërcënon samitin e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë të Jugut), i cili është planifikuar të mbahet në gusht, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus, tha sot një zëdhënës i Afrikës së Jugut.

“Në takim pritet të marrin pjesë të gjithë liderët. Por tani, ne po përballemi me pengesa, me këtë urdhër-arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, u tha Vincent Maguenia gazetarëve. “Duhet të bëjmë disa rregullime për të parë se si do ta trajtojmë këtë dhe këto marrëveshje janë duke u zhvilluar. Pasi të vendosen, do të bëhen njoftimet e nevojshme”, shtoi ai, pa sqarime të mëtejshme.

Afrika e Jugut, e cila mban lidhje të ngushta me Rusinë, do të presë samitin e këtij grupi të ekonomive në zhvillim në gusht. Por ICC me bazë në Hagë lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin në mars për krimin e “zhvendosjes” së fëmijëve nga Ukraina pas pushtimit rus. Afrika e Jugut është anëtare e ICC-së dhe, teorikisht, duhet të arrestojë presidentin rus sapo të mbërrijë në vend.

Afrika e Jugut është kritikuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë për marrëdhëniet e ngushta me Moskën. Pretoria, nga ana e saj, thotë se mban një qëndrim “neutral” dhe refuzon të dënojë Rusinë, duke shpjeguar se dëshiron të çojë përpara dialogun. Në shkurt, ajo zhvilloi stërvitje të përbashkëta detare me Rusinë dhe Kinën në hapësirën e saj detare.

Lidhjet e Afrikës së Jugut me Rusinë datojnë që nga epoka e aparteidit kur Kremlini mbështeti Kongresin Kombëtar Afrikan në luftën e tij kundër regjimit racist të vendit.

Urdhri i arrestit shkaktoi trazira politike në Afrikën e Jugut. Partia më e madhe opozitare, Aleanca Demokratike (DA), ka bërë thirrje për arrestimin e Putinit, por partitë e krahut të majtë, duke përfshirë Partinë Komuniste, një aleate e Kongresit Kombëtar Afrikan në qeveri, i kanë bërë thirrje qeverisë të pranojë Putinin dhe të tërhiqet nga ICC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!