Urdhër arresti për Netanyahun/ Zëdhënësi i Guterres: Shefi i OKB-së respekton punën e gjykatës

schedule07:50 - 22 Nëntor, 2024

schedule 07:50 - 22 Nëntor, 2024

Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së, Antonio Guterres, tha se “Sekretari i Përgjithshëm respekton punën dhe pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, kur u pyet për urdhër-arrestet e lëshuara për kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant.

I pyetur nga agjencia e lajmeve Anadolu nëse zyrtarët izraelitë me urdhër-arreste do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarjet e OKB-së në selinë e saj në Nju Jork, Dujarric tha se nuk do të komentonte mbi situata “hipotetike”.

“Çdo udhëtim nga kushdo që është paditur nga GJPN-ja do të përfshinte gjithashtu shtetin në të cilin ndodhet konferenca e OKB-së ose selia e OKB-së,” tha ai.