Zëvendës kryeministri italian, Matteo Salvini thotë se Benjamin Netanyahu është i mirëpritur në Itali. Këtë deklaratë e bëri në margjinat e asamblesë së Ançit.
“Unë planifikoj të takoj përfaqësuesit e qeverisë izraelite së shpejti dhe nëse Netanyahu do të vinte në Itali ai do të ishte i mirëpritur. Kriminelët e luftës janë të tjerët.”, tha Salvini në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë për kryeministrin izraelit.
Më herët, edhe presidenti amerikan Biden e cilësoi vendimin si skandaloz. Ndërsa kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se do të ftonte në Hungari kryeministrin izraelit./abcnews.al